Përfshihet nga flakët një kullotë në Gjirokastër, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Lajmifundit
/
5 July 2021, 11:47
Aktualitet

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Nokovë në Bashkinë Gjirokastër, Njësia Administrative Lunxhëri.
Mendohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie e qëllimshme nga dy barinj.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH për të bërë të mundur evitimin e flakëve.
Deri më tani janë djegur 1 ha kullotë.


