“Po të dridhen duart o sulltan!” / Rama mbledh kabinetin në resortin e Pogradecit, ndjekësit e “masakrojnë” me komente

Aktualitet

“Po të dridhen duart o sulltan!” / Rama mbledh kabinetin

Kryeministri Edi Rama është “masakruar” në rrjete sociale nga ndjekësit e tij, teksa ka ndarë një video nga takimi dy ditor që zhvilloi me socialistët në Pogradec.

Qytetarët i kujtojnë atij se ai dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë lidhje me Besën, pasi nuk mund të mendojnë për këtë gjë në mandatin e katërt dhe në një kohë kur populli është ngritur në revoltë kundër tyre.

Një ndjekës i shkruan se “Besa dhe Balluku nuk shkojnë bashkë, burgu dhe Balluku po”, duke iu referuar faktit se ish zëvendës kryeministrja është marrë e pandehur nga SPAK për disa procedura tenderuese.

Një tjetër i shkruan kryeministrit se mbledhjet duhet t’i zhvillojnë nëpër shtëpitë e malësorëve, nëpër fshatra të braktisura dhe shkolla që kanë mbetur pa fëmijë dhe jo nëpër resortet e vendit.

Ndërsa një qytetar tjetër i shkruan se nuk mund të kujtohet tani për ndërveprimin me njerëzit teksa ka kaq shumë vite që qëndron në pushtet.

ME TE LEXUARAT