Përfshihet nga flakët në lëvizje makina në autostradën Vlorë-Fier, detajet e para
Lajmifundit
/
8 Dhjetor 2021, 16:38
Aktualitet

Një automjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër në autostradën Vlorë-Fier duke u djegur pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.
NJOFTIMI
Më datë 08.12.2021, rreth orës 15:30, në autostradën Vlorë-Fier, tek nënkalimi i fshatit ” Panaja”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin S.Sh.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


