Përfshihet nga flakët kodra në Lazarat, digjen 1 dylym kullotë
Lajmifundit
/
6 September 2021, 18:25
Aktualitet

Pavarësisht rënies së temperaturave, vijon lufta e Shqipërisë me flakët.
Një vatër zjarri është regjistruar këtë të hënë në fshatin Lazarat në Gjirokastër.
Mësohet se flakët kanë përfshirë kodrën e lagjes Kordhocë, ku deri më tani janë shkrumbuar afro 1 dylym kullotë.
Ndërkaq ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse ka shpëtuar 50 rrënjë ullinj.


