Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori i famshëm francez

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare,Jean-Paul Belmondo, një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze të pasluftës, në shtëpinë e tij në Paris.
Me sharmin e tij, Belmondo ishte ndër fytyrat e Valës së Re së kinemasë franceze, duke u cilësuar James Dean i Francës dhe Humphrey Bogart.
Belmondo-i mbiquajtur Bébel nga audienca franceze-u bë një nga yjet më të mëdhenj në vend në vitet ‘60 dhe ‘70.
Belmondo ishte një figurë kryesore e gjeneratës së shquar të filmave evropianë të asaj periudhe, me serinë e filmave që ai bëri me Godard-të cilat përfshinin ‘A Ëoman Is a Ëoman’ dhe ‘Pierrot le Fou’ duke lënë një shenjë të pashlyeshme në art.

I lindur në vitin 1933 në periferinë e pasur të Parisit, Neuilly-sur-Seine, i biri i skulptorit Paul Belmondo, Belmondo ndoqi një sërë shkollash private elitare.


