Përdhunonin prej disa javësh 15-vjeçaren në Mirditë, Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Aktualitet

Përdhunonin prej disa javësh 15-vjeçaren në Mirditë,

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për 4 nga të arrestuarit për akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe shantazhit ndaj 15 vjeçares.

Ndërsa për  17 vjeçarin togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg 30 ditë’. Në sallën e gjyqit asnjë nga të ndaluarit nuk ka folur, por më herët ata i kanë mohuar akuzat e abuzimit seksual me 15-vjeçaren.

Të arretsuarit për këtë ngjarje janë: Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me iniciale A.Gj.


Vajza e mitur ka dalë fillimisht me 17-vjeçarin me iniciale A.Gj. Ky i fundit e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe më pas shokët e tij i kanë bërë shantazh duke i thënë që e kanë filmuar. Ngjarja ka ndodhur javët e fundit, por e mitura vendosi që ta denoncojë rastin tre ditë më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion