Fotot/ Çfarë s'u pa sot nga Kuvendi, Spiropali ecën e vetme pa çadër në shi dhe...

Politikë

Fotot/ Çfarë s'u pa sot nga Kuvendi, Spiropali ecën e

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte, ku ndër temat e diskutuara ishte shpallja “non grata”, e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Fotot/ Çfarë s'u pa sot nga Kuvendi, Spiropali ecën e

LSA, ka sjellë foto të deputetëve, teksa hynë në Kuvend, e dalin prej saj. Ish-ministri Ditmir Bushati, i cili u la jashtë listave nga PS në zgjedhjet që lamë pas, u pa në shoqërinë e Besnik Bares, që bëri me dije para zgjedhjeve largimin nga politika. Deputeti konservator Kujtim Gjuzi dhe aleati i tij në zgjedhjet e 25 prillit, Selami Jenisheri spikatën me veshjet e tyre.

Fotot/ Çfarë s'u pa sot nga Kuvendi, Spiropali ecën e

Jenisheri e kompletoi veshjen me një maskë mbrojtëse, ndërsa Gjuzi paraqitet me këpucë të kuqe. Pas deklaratave për Berishën Elisa Spiropali shfaqet duke ecur e vetme, pa çadër ndërsa e shoqëron një shi i imët.

Fotot/ Çfarë s'u pa sot nga Kuvendi, Spiropali ecën e

Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Evrin Bushati, i cili nuk arriti të thyejë herësin e të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, është parë në shoqërinë e Taunat Ballës, më të votuarit në radhët e socialistëve dhe ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetajt. Ata shihen teksa diskutojnë së bashku.

Fotot/ Çfarë s'u pa sot nga Kuvendi, Spiropali ecën e

Me ta është edhe deputeti aktual demokrat Halit Valteri, por që në zgjedhjet e 25 prillit, garoi nën siglën e Partisë Socialiste. Ish-ministrja Mimi Kodheli, e cila nuk do të jetë pjesë në Kuvend, shfaqet e qeshur nën shoqërinë e Mirela Kumbaros.

Fotot/ Çfarë s'u pa sot nga Kuvendi, Spiropali ecën e

Ndërsa ministret Belinda Balluku dhe Etilda Gjonaj, janë shfaqur me një kostum serioz, e kanë hequr jo pak vëmendje me pamjen e tyre. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion