Përcjellja e Artan Lames në banesën e fundit, familja njofton datat e ceremonisë

Aktualitet

Përcjellja e Artan Lames në banesën e fundit, familja njofton

Artan Lame, i cili u nda nga jeta para kohe, në moshën 58-vjeçare do te percillet ne banesen e fundit të martën e 27 majit 2025.

Në një njoftim publik, familjarët e tij bëjnë me dije se pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00.

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të tij pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00, e në orën 12.00 do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.

NJOFTIMI:

“Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME.

Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.

Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion