PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

Aktualitet

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe

Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Kukësit.

Përmes përfaqësuesit ligjor, Franci Nuri PD ka depozituar në KQZ kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në këtë qark.

Në kërkesën e dorëzuar tanimë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PD rendit arsyet pse sipas saj zgjedhjet në Kukës duhet të rrëzohen.

PD pretendon fakte dhe prova për problematika gjatë fushatës si përdorimi i aseteve shtetërore në funksion të zgjedhjeve, shitblerja e votave apo dhe parregullsitë me votën e diasporës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion