Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, Gjykata e Lartë lë në burg Klajdi Merkaj

Aktualitet

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë miratoi vendimin e Apelit të Posaçëm sa i përket masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj 35-vjeçarit Klajdi Merkaj, i cili u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Roma drejt Tiranës, për llogari të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Kolegji penal i përbërë nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Albana Boksi e Medi Bici pasi shqyrtuan rekursin e depozituar nga avokati mbrojtës i Merkajs, vendosën rrëzimin e saj.


35-vjeçari u ekstradua në 20 nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja, ndërsa nga hetimet e SPAK deri më tani, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion