Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, çifti nga Palestina hyri nga Rinasi me dokumente greke

Aktualitet

Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, çifti nga Palestina hyri

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një palestinez vrau bashkëshorten e tij brenda një apartamenti të marrë me qira.

çifti palestinez Ryyan Alwan 24 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Fadi Alwan 49 vjeç, të cilët jetonin në Gjermani, kanë fluturuar nga Gjermania dhe kanë mbërritur në Rinas më datë 19 shkurt, ku në aeroport te kontrolli i pasaportës janë prezantuar me dokumente greke.

Nga Rinasi ata kanë shkuar me taksi te zona e rrugës së Kavajës ku dhe kanë marrë apartamentin me qira.



Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49 vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë.

Grupi hetimor ka dyshime të forta që edhe krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt, pra 6 ditë më parë ku 49-vjeçari palestinez 25 vite më i madh se bashkëshortja e tij pasi fillimisht e ka dhunuar e ka vrarë me thikë dhe e ka mbuluar me një çarçaf dhe më pas ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë.

Ende nuk dihet arsyeja se pse çifti palestinez që i përkisnin besimit islam kishin udhëtuar drejt Shqipërisë, apo arsyet se pse e ka ndërmarrë krimin e rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion