Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO lë në burg Petrit Lakatos!

Aktualitet

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO lë në

GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg për Petrit Lakatos, administratorin e biznesit të vëllezërve Çopja në Elbasan.

Lakatos u ndalua dy ditë më parë si pjesë e grupit të vëllezërve Hajdar e Franc Çopja pasi dyshohet se pastronte paratë e organizatës kriminale. Një muaj më parë krerëve të organizatës kriminale të Çopjave, mes dhjetëra pasurive, SPAK u sekuestroi edhe 10 milionë $ në kripto, pasi dyshohet se ata vepronin me trafikun e kokainës dhe pagesat i bënin me monedha virtuale.

SPAK po ashtu sekuestroi edhe kompaninë “Solis Farm”, një pikë agroturizmi në Mumajes të Baldushkut, në Tiranë, godinën dhe sipërfaqen e tokës në të cilën ky operator ekonomik ushtron aktivitetin.

Godina në fjalë përbëhet nga dy kate, kati i parë nga kuzhina, restoranti, ambienti i restorantit, veranda, etj., dhe kati i dytë i përbërë nga dy dhoma, sallon etj.

ME TE LEXUARAT