Pastronte para në Shqipëri/ Sa vite burg do vuajë mafiozi Ferdinando Muollo
Lajmifundit
/
7 Korrik 2023, 16:20
Aktualitet

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 6 vite burg italianin Ferdinando Muollo, i cili akuzohet për pastrim parash.
Muollo u dënua në mungesë pasi ndodhet në arrati. Dënimin prej 6 vitesh burg të dhënë nga gjykata e Durrësit, Ferdinando Muollo do e vuajë në Itali, atje ku është dënuar për rolin si porositës dhe financues në vrasjen e ortakut të tij, Salvatore Ridosso.
Muollo u dënua nga gjyqtari Paulin Ccera me 6 vjet heqje lirie në mungesë dhe konfiskim të pasurisë në Durrës.
Muollo rezulton të jetë i dënuar në vitet 1984, 1991 (dy herë), 1998, 2009, 2011, 2012, 2013 dhe 2014.


