“Pashë një grua me karrocë në një manastir”, ëndrra e pazakontë e Liljanës që i “shkroi” të ardhmen

Një histori pothuajse mistike që i ndryshoi rrjedhën e jetës është rrëfyer nga Liljana, një emigrante prej gati 30 vitesh në Greqi, gjatë rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan.
Ajo tregoi se si pa në ëndërr një grua në karrige me rrota brenda një manastiri të ndritshëm dhe të nesërmen, krejt rastësisht, e takoi saktësisht të njëjtën zonjë te dera e fqinjës së saj ku kishte shkuar për të kërkuar ujë.
Pasi i tregoi përjetimin e natës së kaluar, gruaja e habitur i konfirmoi se kishte jetuar vërtet në atë manastir, duke i ofruar menjëherë një vend pune.
Pavarësisht se zonja, e cila kishte punuar për 26 vite si mjeke gjinekologe, njihej si një person me karakter mjaft të egër, ky takim i paracaktuar nga ëndrra u kthye në një bashkëpunim dhe lidhje të pathyeshme që vazhdon ende sot e kësaj dite.
Liljana i shërben me përkushtim dhe durim dhe ajo në shenjë mirënjohjeje e ka bërë atë trashëgimtare të të gjitha pasurive që zotëron.
Ardit Gjebrea: Ajo ëndrra jote më ka bërë shumë përshtypje.
Liljana: Ëndrra ime… Pastroja në verë në një shtëpi në Greqi, ata gjatë verës iknin në fshat. Pronarja e shtëpisë më lindte çelësat dhe më thoshte para se të vinte të shkoja që të pastroja shtëpinë. Unë gjithë darkën shikoja ëndërr me një zonjë, nuk e kisha parë asnjëherë në jetën time.
Ardit Gjebrea: Si ishte kjo zonja?
Liljana: Kjo zonja ishte në një karrige me rrota dhe ne shkuam në një manastir. Ai manastiri ishte gjithë drita, ato murgeshat lëviznin sa këtej-andej. Në ëndërr këto murgeshat, ishin si shërbyese, na shërbenin ne.
Ardit Gjebrea: Tani ti zgjohesh…
Liljana: Kur shkoj në punë unë, te kjo tjetra nuk kishte ujë shtëpia. Shkoj te komshija dhe që ta pyes nëse kishte ujë apo jo. Kur e hap drenë, kjo ishte në karrocë…
Ardit Gjebrea: Kush ishte?
Liljana: Ishte zonja në ëndërr që unë kisha parë një natë më parë, me karrocë, origjinal sikurse e pashë në ëndërr. Më tha mua ti do të vish te unë, pasi të mbarosh punë te ajo, unë i thashë nuk e di. Më kërkoi numrin e telefonit dhe unë i dhashë. Ajo më merrte vazhdimisht. Pasi mbarova punë, i shkova dhe i thashë ‘mbrëmë kam qenë gjithë natën duke u marrë me ty në ëndërr, nuk e dija që do të merresha edhe sot’. Kur ia tregova ëndrrën më tha ‘e di që atje ku ke parë ti ëndrrën, unë kam jetuar te ai manastiri kaq kohë’.
Ardit Gjebrea: Si përfundim fillove që të punoje te ajo zonja?
Liljana: Po fillova që të punoja dhe që prej asaj dite e deri më sot, nuk u ndave prej asaj zonjës unë.
Ardit Gjebrea: Cili ka qenë profesioni i saj?
Liljana: Ka qenë doktoreshë gjinekologe, 26 vite me radhë.
Ardit Gjebrea: Çfarë tipi ka qenë ajo si person?
Liljana: Shumë e egër.


