Pas Vlorës, pezullohet lundrimi i trageteve edhe në linjën Durrës-Bari
Lajmifundit
/
14 Mars 2025, 10:04
Aktualitet

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, lundrimi i trageteve në linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas është pezulluar.
Autoritetet portuale kanë konfirmuar anulimin e nisjeve, ndërsa në Bari është lëshuar një paralajmërim portokalli për erëra të forta, i cili pritet të mbetet në fuqi deri të shtunën, më 15 mars.
Operatorët kryesorë të kësaj linje kanë pezulluar përkohësisht shërbimin, duke shtyrë nisjet e planifikuara.


