E pazakontë, flakë e gjelbër nga një pusetë, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur pas një shpërthimi në Universitetin Teknik të Teksasit. Flakët e gjelbra që ngrihen nga një kapak pusetash janë bërë virale në internet.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në Lubbock pak pas orës 19:00, ku për fat të mirë nuk ka raportime për të lënduar nga shpërthimi, transmeton Telegrafi.
Kapiteni i zjarrfikësve të Lubbock, Jon Tunnell tha se zjarrfikësit gjetën flakë të gjelbër që shpërthyen nga një kapak pusetash.
Por ai shtoi se: “është shumë herët për të thënë saktësisht se me çfarë kemi të bëjmë atje”.
Green chemical-colored flames seen emerging from manholes and other ground openings across Texas Tech tonight, as Campus authorities have ordered the evacuation of several buildings and sections of the University following some kind of explosion at a nearby electrical substation. pic.twitter.com/Z99TmQ6Da1
— OSINTdefender (@sentdefender) March 13, 2025
Një numër ndërtesash universitare u evakuuan pas shpërthimit, duke përfshirë bibliotekën e universitetit. Energjia elektrike u ndalë gjithashtu në të gjithë kampusin.
Studentët më vonë u lejuan të ktheheshin në dhomat e tyre të banimit, por u udhëzuan të shmangnin zonën.
Universiteti njoftoi se do të jetë i mbyllur të enjten dhe të premten, duke sjellë përpara fillimin e pushimit pranveror, i cili ishte planifikuar të fillonte të hënën.


