Përplasja e dy mjeteve lundruese me turistë në liqenin e Komanit, POLICIA sqaron NGJARJEN!

VAU I DEJËS - Pas incidentit policia bëri me dije se si pasojë e kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pjesa tjetër e shtetasve që ndodheshin në bordet e dy mjeteve nuk kanë pësuar dëmtime.
Koman, Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.
Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


