Pas përfundimit të “Defender 21”, ushtritë shqiptare dhe amerikane nisin trajnimin e përbashkët njëmujor

Aktualitet

Pas përfundimit të “Defender 21”, ushtritë shqiptare
Ditën e sotme zyratrët ushtarakë shqiptarë dhe amerikanë kanë nisur Trajnimin e Përbashkët njëmujor të Kombinuar të Shkëmbimit në bazën e Forcave Speciale Shqiptare në Zall–Herr, pas përfundimit të stërvitjes “Defender 21”.

Forcat Speciale Shqiptare dhe anëtarët e Komandës Evropiane të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kryejnë trajnime të përqendruara në gatishmërinë luftarake, trajnimin mjekësor për shpëtimin e jetës dhe aftësisë në manovrimin e armëve.

Njoftimi i ambasadës amerikane:

Pas stërvitjes së suksesshme ushtarake #DefenderEurope21, e cila përfundoi në Shqipëri muajin e kaluar, ushtarët tanë vazhdojnë të stërviten së bashku. Sot, zyrtarë ushtarakë amerikanë dhe shqiptarë nisën Trajnimin e Përbashkët njëmujor të Kombinuar të Shkëmbimit në bazën e Forcave Speciale Shqiptare në Zall–Herr.

Anëtarët e Komandës Evropiane të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kryejnë trajnime me Forcat Speciale Shqiptare të përqendruara në gatishmërinë luftarake, trajnimin mjekësor për shpëtimin e jetës dhe aftësisë në manovrimin e armëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion