E rëndë, gjendet i pajetë zyrtari i policisë

Kosovë&Rajon

E rëndë, gjendet i pajetë zyrtari i policisë

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është gjetur i vdekur. Trupi i pajetë i tij është gjetur në një fushë në fshatin Tupec të Prizrenit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se i ndjeri ka pasur probleme me zemrën.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion