Pas disa orësh ndjekje nga deti dhe toka, ja kush janë trafikantët e drogës që u kapën në Karaburun

Aktualitet

Pas disa orësh ndjekje nga deti dhe toka, ja kush janë

Tre personat e arrestuar që po tentonin të trafikonin 577 kg lëndë narkotike kanabis drejt Italisë dhe u kapën në Karaburun janë identifikuar si Mandi Begaj, 43 vjeç Engjellush Mukaj, 34 vjeç, Herman Mucaj, 27 vjeç.

Ata u ndoqën për disa orë nga deti dhe nga toka, por nuk ia dolën t’i shpëtonin prangave të policisë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni i koduar “Karaburuni” u finalizua nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion