Parlamenti "i vjetër" rinis punën më 29 maj: Nuk ka të drejtë të kalojë ligje, por çfarë do shqyrtojë?

Aktualitet

Parlamenti "i vjetër" rinis punën më 29 maj: Nuk ka

Pas zgjedhjeve të 11 majit, deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme. Kështu, të enjten më 29 maj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka firmosur urdhrin për zhvillimin e seancës plenare në orën 12:00.

Sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të vijojë deri më 8 korrik.

Në këtë periudhë tranzitore, përpara se të nisë legjislatura e re, në Kuvend pritet të mbahen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri te agjencitë e pavarura.

Gjatë kësaj periudhe nuk do të shqyrtohen ligje të reja, pasi, sipas Kushtetutës, është e ndaluar miratimi i ligjeve 60 ditë përpara se t’u mbarojë mandati deputetëve.

Pritet që më 9 shtator të mblidhet Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në këtë seancë të parë, do të betohen deputetët e rinj, si edhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion