Parcelë me kanabis në pyll, në pranga dy persona në Zall-Bastar, çfarë iu gjet gjatë kontrollit në banesë

Aktualitet

Parcelë me kanabis në pyll, në pranga dy persona në

Dy persona janë arrestuar në Zall-Bastar për kultivim kanabis.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar kanabis në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan. Gjatë kontrollit në këtë parcelë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara kabanisi.

Personat e arrestuar janë V.J 66 vjeç dhe T.T 32 vjeç dhe po punohet për kapjen e një 41-vjeçari tjetër A.K.

Gjatë kontrollit të banesës së 66-vjeçarit V. J. U gjetën dhe sekuestruan 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëpë me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krëhëra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare, dhe shuma parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion