Operacioni i SPAK, shoqërohet vëllai i deputetit socialist! Armando Ndrecës iu gjet stani me kanabis

Aktualitet

Operacioni i SPAK, shoqërohet vëllai i deputetit socialist! Armando

Burime bëjnë me dije se nga urdhrat e Spak janë shoqëruar Elvis Ndreca dhe Armando Ndreca.

Ndërkaq vijojnë kontrollet në lagjen “Nënë Tereza”. Pas arrestimit me bujë disa javë më parë, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca u lirua nga qelia më 13 prill.

Pavarësisht se prokuroria e Lezhës kërkoi arrest me burg për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduart Ndreca, gjykata vendosi ta lirojë nga qelia duke u mjaftuar me caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj tij.

Arrestimi i Armando Ndrecës, mësohet se është bërë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”.

Gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e Ndrecës, i cili sipas prokurorisë u bë me këmbënguljen e prokurorisë bazuar në përgjimet e bëra ndaj të arrestuarve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion