Parashikimi i motit për të dielën, temperatrat deri në 1 gradë

Aktualitet

Parashikimi i motit për të dielën, temperatrat deri në 1

Sipas meterologeve, moti në vendin tonë, do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë, ku do të dominojë konkretisht në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë, si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion