Alarm për mjet shpërthyes brenda makinës në Prishtinë, policia kufizon zonën

Kosovë&Rajon

Alarm për mjet shpërthyes brenda makinës në Prishtinë,

Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të Rrugës “B”, në Prishtinë. Bllokimi është bërë pas pranimit të një informate se aty gjendet një mjet i dyshimtë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

"Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën  “B” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion