Parashikimi i motit për 20 gusht, temperaturat arrijnë deri në 36 gradë celsius në këto zona

Aktualitet

Parashikimi i motit për 20 gusht, temperaturat arrijnë deri në 36

Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta vranësirash në disa zona të izoluara.

Gjatë pasdites, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore juglindore, ku priten reshje të izoluara shiu.

Temperaturat do të jenë të qëndrueshme në orët e mëngjesit, ndërsa mesdita sjell rritje:
• minimumi 11°C në Ersekë
• maksimumi 36°C në rang vendi

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi juglindor. Në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi do të arrijë deri në 2 ballë.

ME TE LEXUARAT