"Paraja jashtë bankave arrin rekord: 4.8 mld €, qytetarët mund të bëjnë pagesa deri në 5000 €!"

Aktualitet

"Paraja jashtë bankave arrin rekord: 4.8 mld €, qytetarët

Paraja jashtë bankave regjistroi një tjetër rekord gjatë vitit të kaluar. Rreth 4.8 miliardë euro thotë Banka e Shqipërisë qarkulluan në cash deri në fund të vitit 2025-ës, me rritje të fortë prej 600 milionë euro në raport me vitin 2024.

Kjo ‘traditë’ e pagesave me lekë në dorë i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar.

Për këto arsye qeveria vendosi që përveç bizneseve të kufizojë edhe pagesat me para në dorë për qytetarët, si një zgjidhje për të ulur qarkullimin e parasë jashtë bankave në vend.

Ligji i miratuar në Kuvend më 12 dhjetor 2025, parashikon që duke filluar nga janari 2026-të, qytetarët nuk do të lejohen të bëjnë pagesa më të larta se 5000 euro në muaj me para cash. Pra, për çdo blerje që e kalon këtë vlerë, qytetarët do të jenë të detyruar të paguajnë me kartën elektronik të bankës. Si dhe u ul tavani për pagesat në Cash edhe për bizneset nga 1500 euro që ishte në 1000 euro.

"Paraja jashtë bankave arrin rekord: 4.8 mld €, qytetarët

Po ashtu të gjitha subjektet në sektorin e strukturave akomoduese, në sektorin e transportit dhe institucionet publike brenda qershorit duhet të kenë instaluar një formë alternative për të kryer pagesa elektronike.

Qeveria është zotuar që deri në 2030-ën do ta kthejë vendin në një ekonomi pa cash, me synim që pagesat të jenë tërësisht elektronike.

Fenomeni i bërjes së pagesave me lekë në dorë në Shqipëri është i përhapur masivisht, që nga blerjet nëpër markete e deri tek transaksionet e mëdha, siç janë pagesa në cash edhe e apartamenteve. Kjo praktikë u konstatua së fundmi edhe nga kontrollet e administratës tatimore në sektorin e ndërtimit, ku transaksioni i apartamenteve deklarohet i ulët në letra për të shmangur tatimet, dhe pjesa tjetër e pagesës bëhet me “lekë në dorë”.

Kjo lëvizje e lartë e cash, ka kosto të shumta për ekonominë, përveç hapësirave për evazion fiskal e bën të pamundur verifikimin e burimit nga u krijuan këto të para/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion