Ledion Liço merr këtë vendim pasi Vrenozi zbuloi shifrën se sa është paguar për të hyrë në BBVA

Showbiz

Ledion Liço merr këtë vendim  pasi Vrenozi zbuloi shifrën

Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili zbuloi publikisht prapaskenat financiare të marrëveshjes me Top Channel, duket se nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e formatit.

Pas videos virale ku ish-banori pretendonte se produksioni i kishte paguar 600 mijë lekë të vjetra për të mbuluar rrogën e bashkëshortes, moderatori Ledion Liço ka bërë një lëvizje të qartë distancimi.

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, rezulton se Ledioni e ka hequr Vrenozin nga lista e personave që ndjek në Instagram (unfollow).

Ledion Liço merr këtë vendim  pasi Vrenozi zbuloi shifrën

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas thyerjes së heshtjes nga ana e korçarit lidhur me kushtet e kontratës, të cilat zakonisht janë rreptësisht konfidenciale në formate të tilla.

Vrenozi u shpreh se paratë ishin kusht për hyrjen e tij, në mënyrë që bashkëshortja të linte punën për t’u kujdesur për motrën e tij të sëmurë, por duket se kjo transparencë e tepruar i ka kushtuar atij “miqësinë” virtuale me moderatorin e spektaklit/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion