“Para se të shkonin në banesat e tyre hoqën..”, grabitja e supermarketit në Tiranë, si u zbuluan dy autorët

Aktualitet

“Para se të shkonin në banesat e tyre hoqën..”,

Detaje të reja zbulohen për arrestimin e dy personave në Tiranë, të akuzuar për vjedhjen e një supermarketi. Rei Syla, 21 vjeç dhe Artur Pashkaj, 36 vjeç u vunë në pranga si autorë të vjedhjes së 1.5 mln lekëve të reja nga kasaforta e një supermarketi te “Rruga e Dibrës”.

Mësohet se dy autorët janë persona me precedentë të mëparshëm penal, si vjedhje e grabitje. Edhe pse ishin të maskuar në momentin e vjedhjes, ata u zbuluan pasi në një zonë që kishte kamera sigurie, para se të shkonin në banesat e tyre, hoqën kapuçat dhe maskat.

Kasaforta e marketit kishte 15 milionë lekë të vjetra brenda, por atyre iu janë sekuestruar vetëm 8 milionë lekë dhe kjo sjellë dyshime të tjera të policisë.

Policia e ka të paqartë akoma nëse kanë pasur bashkëpunëtorë nga brenda marketit, pasi dera e biznesit është hapur me çelës nga autorët dhe pa thyerje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përfshirjen e personave të tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion