Panik në Tiranë, të shtëna me armë zjarri, plagoset një person
Lajmifundit
/
27 Maj 2021, 16:06
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Tiranë, ku dy persona mësohet të kenë qëlluar me armë zjarri një person. Mësohet se i plagosuri është 20-vjeçari me iniciale R.G.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kosovarëve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa ka nisur hetimet dhe 20-vjeçari është transportuar në spital. Sipas dëshmive të para, i riu është qëlluar nga dy persona.
Policia pritet të dalë me njoftim zyrtar mbi ngjarjen.


