Panik nga Covid-i në Shqipëri! Dyshohet për 2 raste të variantit Delta në qarkun Gjirokastër

Aktualitet

Panik nga Covid-i në Shqipëri! Dyshohet për 2 raste të

Dyshohen 2 raste e para të tipit DELTA Covid19 në Qarkun e Gjirokastrës.

Burime bëjnë të ditur se një studente e ardhur nga jashtë shtetit një dite me parë nga fshati "Asim Zeneli", ka shfaqur komplikacione dhe simptoma të ngjashme me atë të tipit indian të virusit Corona.

Ndërsa rasti i dyte është shënuar në Përmet te një person 45 vjeç i ardhur edhe ky nga jashtë Shqipërisë.

Të dyja rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Ndërkohë, për rastet e rastet e dyshuara si me variantin e ri ''Delta'' të Covid-19, ministria e Drejtësisë sqaron se deri tani në ISHP nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar.

Sipas tyre, varianti i ri i koronavirusit verifikohet vetëm në ISHP dhe konfirmimi përfundimtar bëhet në laboratorët e huaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion