"Deputetja e kërpëratave" arrogante me gazetarët në ditën e saj të fundit në Kuvend: Kam punuar shumë

Politikë

"Deputetja e kërpëratave" arrogante me gazetarët

Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, e cila do të mbahet mend si “deputetja e kërpëratave”, për shkak të leximit të fjalimit të saj plot gafa dhe gabime në një nga seancat plenare, nuk do të jetë më në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e ardhshme.

Këtë të mërkurë, në seancën e fundit plenare, ajo është pyetur nga gazetarët nëse i vinte keq që nuk do të ishte më deputete në Kuvend.

Ndërkohë, pyetjes se cili ka qenë ligji më i rëndësishëm që ajo ka votuar gjatë muajve që ka qenë në Parlament, deputetja i është përgjigjur me arrogancë.

“Ç’ju duhet juve”, tha Majlinda Halili, e cila nuk preferoi as të ndalojë gjatë kohës që gazetarët i bënin pyetje, por ajo vijonte të hynte në Kuvend, teksa në vesh mbante telefonin.

BISEDA JASHTE KUVENDIT

Pyetje: Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Jo nuk më vjen keq.

Pyetje: E keni përmbushur misionin tuaj?

E kemi përmbushur.

Pyetje: Për cfarë do mbaheni mend?

Besoj se kam punuar shumë

Pyetje: kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

Ç’ju duhet juve?

Një tjetër arsye pse fjalimi i deputetes Halili u bë viral, ku ajo fliste për “Korporatën e Investimeve” dhe e lexoi me gabime, ishte se ai fjalim rezultoi i vjedhur.

Deputetja që zuri vendin e Lulzim Bashës në Parlament, ka lexuar fjalimin e mbajtur nga ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Nga krahasim i dy teksteve binte në sy fakti se deputetja Halili pasi kishte marrë “copy-paste”, fjalimin e Tabakut, ka “prerë” disa fjali ku akuzohej me emër kryeministri Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion