Panik gjatë natës, dy vetëvra'sje në Tiranë dhe Kavajë, ndërrojnë jetë dy persona

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në vend. Një 36-vjeçar dhe një 48-vjeçar i kanë dhënë fund jetë duke u hedhur nga banesë.
Një prej ngjarjeve raportohet në orët e para të mëngjesit të ndodhur në Tiranë, në Allias, ku dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Gjithashtu një tjetër ngjarje ka ndodhur në Kavajë, në Golem. Mësohet se 48-vjeçari shtetas belg është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Njoftimet e policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 21.09.2026, rreth orës 20:00, në Golem, shtetasi belg B. T., 48 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.09.2026, rreth orës 07:30, në Allias, shtetasi G. S., 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.


