“Pandemia po bën kërdinë jashtë Tiranës”, Skënder Brataj flet për valën e tretë të COVID-19

Aktualitet

“Pandemia po bën kërdinë jashtë Tiranës”,

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se vala e tretë që ka nisur në Europë po evidentohet edhe në Shqipëri, pasi harta e infeksionit është zgjeruar.

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” Brataj ka shtuar se modeli i orarit të mbylljes ka funksionuar, duke shtuar se prandaj do të mbetet në fuqi.

“Masat që kanë funksionuar deri tani kanë mbajtur nën kontroll infeksionin. Ka nisur vala e tretë në Europë, duke mos na përjashtuar as neve. Ka frekuencë të lartë të infeksionit anglez. Para dy javësh, kishim 105 qytete dhe fshatra, ku kemi bërë vizita vetëm për Covid.

Tani janë më shumë vendbanime, ku virusi ka prezencë, pra harta është zgjeruar. Pandemia po bën kërdinë jashtë Tirane. Këto janë arsye se pse modeli që ka dhënë rezultat, të vazhdohet”, u shpreh Brataj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion