U fut mes flakëve të shpëtonte punëtorët, roja dyshohet se humbi jetën brenda magazinës

Aktualitet

U fut mes flakëve të shpëtonte punëtorët, roja dyshohet

Arjan Sala është roja i sigurisë i cili dyshohet të ketë humbur jetën në magazinën që u përfshi nga zjarri pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare te mbikalimi i Kamzës. Magazina ishte plot me rroba, ndërsa roja i sigurisë rreth 30 vjeç u fut për të shpëtuar punëtorët dhe ka ngelur brenda.

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën prej disa orësh për të shuar flakët. Mësohet se aktualisht janë 6 makina zjarrfikëse që po punojnë.

Në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa ka mbërritur edhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion