Pamjet- Ja pallati që u trondit nga tritoli mbrëmjen e djeshme

Aktualitet

Pamjet- Ja pallati që u trondit nga tritoli mbrëmjen e djeshme

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një apartament në katin e 9-të të një pallati në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Zhurma e shpërthimit ka tronditur banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ka dëmtuar xhamat dhe vetratën e ballkonit të apartamentit, i cili ndodhej bosh në momentin e ngjarjes. Apartamenti është në pronësi të një shtetaseje me inicialet E.A.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm. Banorët e pallatit shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre, ndërsa hetimet janë në fazë intensive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion