Shpërthim në Tiranë, tritoli u hodh brenda banesës me dron, mister vendndodhja e qiramarrëses

Aktualitet

Shpërthim në Tiranë, tritoli u hodh brenda banesës me dron,

Policia e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërthimin që ndodhi pak para mesnate në rrugën “Sadik Petrela”.

Si pasojë e lëndës plasëse të vendosur në ballkonin e një apartamenti në katin e 9 u dëmtua xhami dhe vetrata e ballkonit.

Efektivët e policisë kanë zbuluar se banesa rezulton në emër të Albert Thomës, ndërsa ky i fundit e ka lëshuar me qira për Elena Arzën.

Grupi hetimor shprehet se ajo nuk është marrë në pyetje pasi në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë.

Vendndodhja e saj mbetet e panjohur për momentin.

Dyshohet se lënda plasëse është hedhur me dron, por kjo nuk është e vetmja pistë që po hetohet.

Grupi hetimor tha se nuk përjashton as mundësinë e një inskenimi.

Ky eshte rasti i pare i nje ngjarje te tille ku konstatohet perdorimi i dronit ne nje ngjarje kriminale sic eshte vendosja e lendes plasese ne nje objekt. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion