PAMJE TË RËNDA/ Pasi vrau 14-vjeçarin në shkollë, autori tregon me krenari thikën në Snapchat

Aktualitet
PAMJE TË RËNDA/ Pasi vrau 14-vjeçarin në shkollë,

 

Lajmifundit.al ka siguruar pamjet e rënda, që autori i dyshuar ka postuar në rrjetet sociale pas krimit të rënda.

Siç shihet ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martinin, duke i marrë jetën. Po ashtu ai pozon “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë, e po ashtu shfaqet edhe dora e tij e fashur, pasi ka mbetur i lënduar pas sulmit.

Dje, fëmijët e shkollës kryeqytetase janë takuar për t'u "sqaruar" dhe fatkeqësisht, me vete kanë pasur dhe thikat. Nga disa goditje, Martin Cani ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, ndërsa autori, Mario Perlleshaj është plagosur në krah.

Ky i fundit është arrestuar nga policia në rrugën “Qemal Stafa”, pak metra larg shkollës 9-vjeçare ku ndodhi ngjarja tragjike. Autori 14-vjeçar dyshohet se pas përplasjes së dhunshme me thika, ku qëlloi disa herë bashkëmoshatarin është larguar pranë një parku, e më pas ka shkuar në një spital privat. Ndërsa u publikua edhe një foto, ku shihet dora e gjakos e autorit. Dyshohet se ai e ka fotografuar dhe dërguar disa shokëve të tij pas ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion