“Martinin nuk do ta shohim më në bankë”, reagon shkolla “Fan Noli”: Dhimbje e papërshkrueshme!

Aktualitet
“Martinin nuk do ta shohim më në bankë”, reagon

Vrasja e 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij, Martini u godit disa herë me thikë, plagë të rënda që i morën jetën vetëm pak çaste pasi mbërriti në spital.

Ndër reagimet e shumta, ishte dhe ai i shkollës, ku i mituri kishte kryer nisur hapat e tij të parë të mësimit, e ku do duhej ta mbyllte këtë cilkët arsimor për të vijuar më tej e për të ndjekur ëndrat që iu këputën në mes.

“Shkolla fillon ndryshe, pa Martinin! U tronditëm  të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje. Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që në bankë s’do ta shohim më! Qofsh i parajsës, engjëll!”, shkruhet në këtë reagim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion