PAMJE TË RËNDA/ Me maska e leva, ja si grupi i Tur Koçekut rrahu barbarisht Adriatik Roshin

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Me maska e leva, ja si grupi i Tur Koçekut

Disa ditë më parë, persona të maskuar dhe të armatosur qëlluan me sende të forta Adriatik Roshin, në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë.

Balkanweb ka siguruar pamjet e dhunës barbare të ushtruar ndaj Roshit. Siç shikohet në pamje, personat e pajisur me shkopinj e leva godasin pa mëshirë të riun.

PAMJE TË RËNDA/ Me maska e leva, ja si grupi i Tur Koçekut

Adriatik Roshi vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.

Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi këqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona Gani Koçeku dhe Ledio Tusha.

Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin Tur Kocekut si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion