Pamje mbresëlënëse nga dëbora në veriun e Shqipërisë, por sjell probleme në qarkullimin e mjeteve

Aktualitet

Pamje mbresëlënëse nga dëbora në veriun e

Në akset e Lotit 1, H.Hotit – Tamarë, Tamarë – Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka patur reshje shiu me intensitet të lartë, që kanë shkaktuar rënie gurësh dhe dalje të shumta inertesh.

Dalje inertesh ka patur në aksin Tamarë-Vermosh në zonën e quajtur Dobrinje. Është punuar me mjete e fuqi punëtore për të larguar inertet nga karrexhata.

Në aksin Bogë-Theth, në orët e vona të natës, reshjet e shiut janë kthyer në reshje bore. Gjatë natës është punuar për pastrimin e borës, ndërsa në mëngjes, me rënien e temperaturave është bërë kriposja e akseve rrugore.

Aktualisht moti është përmirësuar, por ka rënie temperaturash. Mjetet dhe makineritë janë në terren, në gatishmëri duke monitoruar situatën.

Pamje mbresëlënëse nga dëbora në veriun e

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion