Moti i keq në Shkodër, rënie gurësh në rrugët malore, reshje bore në aksin Borë-Theth

Aktualitet

Moti i keq në Shkodër, rënie gurësh në rrugët

Moti i keq me reshje shiu e bore ka sjellë disa problematika në qarkun e Shkodrës. Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit – Tamarë, Tamarë- Vermosh dhe Bogë-Theth, gjate natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë që kane shkaktuar rënie gurësh dhe dalje të shumta inertesh.

Po kështu dalje inertesh ka pasur në aksin Tamarë-Vermosh në zonën e quajtur Dobrinjë. Është punuar me mjete e fuqi punëtore për të larguar inertet nga karrexhata.

Moti i keq, rënie gurësh në rrugët malore, reshje bore në aksin Borë-ThethNë aksin Bogë-Theth, në orët e vona të natës, reshjet e shiut janë kthyer në reshje bore. Është punuar gjatë natës për pastrimin e borës dhe në mëngjes, me rënien e temperaturave është bërë kriposja e akseve rrugore.
Aktualisht moti është përmirësuar, por ka rënie temperaturash. Mjetet dhe makineritë janë në terren në gatishmëri duke monitoruar situatën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion