Paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara nga zjarret! Rama: Ja kush do të përfitojë

Aktualitet

Paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara nga zjarret!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se qeveria ka planifikuar një paketë ndihmash, për të gjithë banorët e prekur nga zjarret gjatë këtyre muajve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se do të ketë rritje të gatishmërisë për muajin gusht dhe shtoi se do të mobilizohen strukturat përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

“Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit”, shkruan Rama në Facebook.

 

ME TE LEXUARAT