Paketa e prokurimeve, Rama thirrje: 30-50% e tenderave janë vetëm me një operator ekonomik, problem është se…

Aktualitet

Paketa e prokurimeve, Rama thirrje: 30-50% e tenderave janë vetëm me

Në fjalën e tij, për skandalin e tenderave, kryeministri Edi Rama tha para ministrave të qeverisë së tij se 30-50% e tenderave janë vetëm me një operator ekonomik. Kreu i qeverisë tha se problem është 'qepja me dorë' e kritereve për kualifikimin që ndikojnë, sipas tij, në pjesëmarrjen dhe ngushtimin e konkurrencës së operatorëve.

"Në problematikën e prokurimeve, armiku kryesor janë kriteret e qepura me dorë për kualifikim, që ndikojnë në uljen e pjesëmarrjes dhe në ngushtimin e hapësirës së konkurrencës së operatorëve ekonomik në procedurat e prokurimit publik. Janë asistuar nga APP 936 proceduara dhe nga këto, mesatarja e ofertave të kualifikuara është 2.56.

Nga ana tjetër, analiza e të gjitha procedurave të zhvilluara nga institucionet, rezulton se nga 25, 21 prej tyre, 30-50% të procedurave i kanë vetëm me një operator ekonomik, pavarësisht se procedura është e hapur. Po ashtu, është me rëndësi për ta ditur që hetimet administrative të kryera nga Agjencia e Prokurimeve Publike, gjatë viti 2020 dhe 6 mujorit të parë të 2021 janë hetuar 57 procedura prokurimi. Rëndësi ka se janë konstatuar probleme në përllogaritjen e fondit limit, kritere kualifikimi që nuk kanë lidhje fare me objektin e kontratës, shpallje fitues e operatorëve që nuk plotësojnë kriteret dhe për këtë janë dënuar me gjobë 41 punonjës, dhe masë disiplinore 91 punonjës.

 Në këtë moment është shumë e rëndësishme që të bëhet një analizë serioze e kapacitete njerëzore të angazhuara në këto procese sepse bie në sy niveli i ulët i kuptimit të vetë procesit, që pastaj krijon një efekt zinxhir dhe degradon procesin në rezultate të shëmtuara", tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion