Abuzimi me tenderat, Rama paralajmëron insitucionet: Kush nuk reflekton, do përfundojë në SPAK

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, përballë ministrave, për paketën e re ligjore të prokurimit public, bëri një thirrje.
Ai tha se institucioneve përkatëse u janë dërguar rekomandime nga njësia e prokurorimit, duke shtuar se 20 prej tyre nuk kanë reflektuar për këto rekomandime. Sipas tij, nëse ata nuk reflektojnë, do të përfundojnë në SPAK.
“Institucioneve përkatëse u janë dërguar rekomandime nga njësia e prokurorimit publik.
20 institucione nuk kanë reflektuar nga rekomandimet e njësisë publike.Mosreagimi ndaj tyre është i padiskutueshëm dhe një cënim flagrant i etikës shtetërore.
Të gjithë e dimë , është sekreti më i madh publik në Shqipëri që armiku kryesor janë kriteret e qepura me dorë për kualifikim që ndikojnë në ngushtimin e hapësirës së konkurrencës së operatorëve ekonomik në procedurat e prokurorimit publik.
Janë dënuar me gjobë 41 punonjës dhe masë disiplinore 92 punonjës. Ajo që bien në sy është niveli i ulët i kuptimit të procesit që çon në rezultate të shëmtuara.
Qëllimi madhor i gjithë kësaj është që në këtë vend të mos i hahet haku askujt dhe kush e ka me hak të marrë hakun, dhe kush nuk e ka me hak të mos marrë hakun e dikujt tjetër.
Por është plotësisht e mundur që ky shtet të kalojë në një nivel tjetër në fushën e prokurimeve publike. Fillimisht duke garantuar që çdo institucion funksionon si hallkë, si pjesë e një zinxhiri ku komunikimi duhet të jetë 100% i garantuar”, u shpreh Rama


