Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams bëhet banor i Njësisë Nr. 2 në Tiranë

Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams bëhet banor i Njësisë

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams është zyrtarisht banor i Njësisë Administrative Nr. 2 në Tiranë.

Pak ditë më parë Adams mori nënshtetësinë shqiptare.

Sipas njoftimit të bërë publik, Adams ka kryer procedurat e regjistrimit si rezident në kryeqytet dhe, sipas fotove të publikuara, ka aplikuar gjithashtu edhe për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Kreu i Njësisë Nr. 2, Florian Pullazi,i cili ka ndarë foto në rrjetin e tij social Facebook, e ka cilësuar Adams si “banorin më të ri të njësisë”, duke e pritur atë në ambientet e institucionit lokal.

“Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë!

Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams.

Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve – sot, shqiptar me pasaportë  – përveçse një politikan i njohur për fokusin tek çështjet e sigurisë publike, si ish-kapiten i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut.

Siç e thotë edhe vetë ai, marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe  komunitetit shqiptar në SHBA.

Kënaqësi që, nga sot, e kemi banor të njësisë nr. 2 në kryeqytet”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion