‘Paguheni kot si prokuror’ Bardhi përplaset me Çelën në Kuvend! Kryeprokurori: Përmbajuni kuadrit ligjor

Aktualitet

‘Paguheni kot si prokuror’ Bardhi përplaset me
Në Kuvend po bëhet raporton kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi pyeti kreun e prokurorisë për çështjen ‘Xibraka’. Kryeprokurori tha se është në Kuvend për të raportuar për raportin e vitit 2023 dhe se deputetët duhet ti përmbahen kuadrit ligjor që trajton ky raport.

Bardhi: Lat pa hetuar kokat e grupit kriminal. Këtë standard hetimi që ju keni ndjekur si prokuror i kësaj çështje a ju a rekomandoni vartësve tuaj?! Dekonspirimi i aksionit për aq informacion që ju keni, kur Genci Xhixha koka e grupit kriminal mori arratinë ditën e aksionit të prokurorisë. A duhet të hetohet dekonspirimi i aksionit?

Çela: Ky është një raportim për punën e vitit 2023 është në detyrën time dhe në detyrën tuaj si deputet ti përmbahemi kuadrit ligjor që trajton ky raport.
I pyetur nga Bardhi për konfiskimin e ndërtimeve pa leje në disa kulla në Tiranë dhe në bregdet, Çela tha se disa çështje janë dërguar për gjykim.

Bardhi: Janë denoncuar shtesa pa leje në kulla dhe ndërtime të larta në Tiranë dhe bregdet kjo më pas u konfirmua që u vendos një procedurë të dyshimtë konfiskimi dhe shitjen tek të njëjtat persona që i kanë ndërtuar pa leje. Ju me keni thënë s’keni informacion... i bie paguheni kot si prokuror i përgjithshëm. Sa nga këto që ndërtojnë kulla në mes të Tiranës dhe askush si shikon se po ndërtojnë kate pa leje janë proceduar nga prokuroritë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çela: Sa i përket çështjes së ndërtimeve pa leje është çështje e trajtuar me seriozisht nga ana e prokurorive. U kam kërkuar ta trajtojnë me vëmendje maksimale. Është mjaft shqetësuese që të vuajmë nga fenomeni i ndërtimeve pa leje. Keni dorëzuar një kërkesë për këto çështje dhe u kemi sqaruar se janë të dhëna të përgjithshme. Mund t’ju them se gjatë 2024 prokuroritë një pjesë të këtyre çështjeve e kanë dërguar për gjykim.
Mikrokreditë?

Çela: Është fenomen shqetësues janë disa kallëzime që u janë drejtuar prokurorive të juridiksionit të përgjithshme. Njëra nga çështjet ka pasur veprimet të prokurorisë. Mbetet të shikohet si do të shkojë hetimi apo gjykimi i çështjeve. Ajo që u është kërkuar prokurorive është nxitja për përshpejtimin e hetimeve.

ME TE LEXUARAT