“Pa rini nuk ka Shqipëri!” – Dita e 95-të e revoltës, studentët iu bashkohen protestuesve në shesh kundër Edi Ramës

Aktualitet

“Pa rini nuk ka Shqipëri!” – Dita e 95-të e

Studentët iu janë bashkuar qytetarëve që protestojnë prej 95 ditësh përpara Kryeministrisë kundër Edi Ramës.

Studentët mbanin disa pankarta në duar, ku shkruhej:  “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”.

Ndërsa ata iu bashkuan, qytetarët brohorisnin “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

Më herët, protestuesit paralajmëruan se më 7 shtator, kur shënohen 100 ditë protestë, do të rrethojnë të gjithë kryeministrinë.

Njëri prej të pranishmëve theksoi se kryeministri Rama nuk ka parë gjë akoma dhe se nuk do të largohen nga sheshi derisa ai të japë dorëheqjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion