Trump nuk ndalet! Propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Do të quhet ngushtica e Trumpit

Bota

Trump nuk ndalet! Propozon emër të ri për Ngushticën e

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur në mënyrë provokuese idenë për ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit, duke sugjeruar që një nga korridoret detare më strategjike në botë të quhet Ngushtica e Trumpit.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në një postim në rrjetin e tij social, Trump pyeti nëse, tashmë që Shtetet e Bashkuara pretendojnë se kanë marrë kontrollin e zonës, ngushtica duhet të riemërtohet sipas tij.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit dhe ndodhet mes Iranit dhe Omanit.

Trump e shoqëroi propozimin me një koment ironik, duke thënë se nëse ngushtica do të mbante emrin e tij, do të jetë më nxehtë në atë drejtim.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, ku kontrolli dhe siguria e Ngushticës së Hormuzit kanë marrë rëndësi të veçantë për tregjet energjetike dhe transportin ndërkombëtar. Nuk është e qartë nëse propozimi i Trumpit ishte një shaka apo një ide që ai e konsideron seriozisht.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion