Pa pengesa, kjo është pika kufitare ku shqiptarët po udhëtojnë lirisht drejt Greqisë

Aktualitet

Pa pengesa, kjo është pika kufitare ku shqiptarët po

Ndryshe nga Kapshtica, ku vazhdojnë të kalojnë vetëm punëtorët sezonale që kanë një kontratë nga pronarët grek, në piken kufitare të Kakavijes, nga kjo e shtunë jane lejuar te kalojne te gjithe qytetaret qe deshirojne te udhetojne drejt Greqise.

Megjithate numri i shqiptareve qe ka udhetuar sot drejt vendit fqinj eshte i vogel dhe te gjithe shpjegojne se po shkojne ne greqi per arsye pune.

Pa pengesa, kjo është pika kufitare ku shqiptarët po

Një dite me parë Athina zyrtare njoftoi hapjen e kufirit për të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët deshirojnë të udhetojne drejt këtij vendi, për turizem apo per cdo arsye tjeter.

Ministria jone e jashtme sqaroi edhe proceduren qe duhet ndjekur duke nisur nga plotesimi i Formularit PLF, disa dite perpara udhetimit.

Cdo qytetar qe deshiron te udhetoje drejt Greqise ose duhet te kete me vete ose testin PCR, ose certifikaten e vaksinimit ose nje certificate qe e ka kaluar covidin. Greqia e njeh dhe vaksinen Sinovac me te cilen jane vaksinuar pjesa me e madhe e qytetareve shqiptare.

Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personash në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

ME TE LEXUARAT